Hysaj në Premierligë, do të befasoheni me skuadrën e tij të re

18:23 | 22 Maj 2019

Duket se Elseid Hysaj do të transferohet në Premierligë.

Mbrojtësi shqiptar i cili paraqitet në radhët e Napolit, karrierën mund ta vazhdojë në futbollin.

‘The Sun’ bën të ditur se Tottenham Hotspur po kërkon mbrojtësin shqiptar, të cilin dëshiron ta përfshijë në një shkëmbim të mundshëm me Kirean Tripper, që po ashtu po pëlqehet shumë nga trajneri Carlo Ancelotti, përcjell lajmi.

Hysaj i cili ishte i pazëvendësueshëm te Napoli gjatë kohës së Maurizio Sarrit, ka humbur vendin me ardhjen e Carlo Ancelottit, dhe një largim drejt Premierligës do të pëlqehej edhe nga ai.

Në të kaluarën ka pasur jo pak raportime edhe për interesimin e Chelsea për Hysajn.

Komento: