Chelsea jep lajmin e madh për yllin e skuadrës

18:28 | 22 Maj 2019

Skuadra e Chelseas ka dhënë një lajm të mirë për tifozët.

Chelsea ia ka vazhduar kontratën portierit Ëilly Caballero, i cili ka nënshkruar edhe për një vit me ‘Blutë’ e Londrës, duke qëndruar në ‘Stamford Bridge’ edhe gjatë sezonit 2019/2020.

Ëilly Caballero do të jetë pjesë e Chelsea edhe në sezonin e ri.

Portieri argjentinas ka qenë numri dy te Chelsea pas Kepa Arrizabalaga, duke u përdoruar nga trajneri Maurizio Sarri vetëm në ndeshjet e kupës.

“Jam shumë i lumtur që kam rinovuar kontratën time me Chelsea dhe shpresojë që do të kemi një sezon të mirë duke arritur shumë synime”, ka deklaruar Caballero.

37 vjeçari te Chelsea ishte transferuar në vitin 2017 nga Manchester City.

Komento: