Mali i Zi publikon listën kundër Kosovës

11:27 | 23 Maj 2019

Mali i Zi do ta pres në Podgoricë Kosovën me 7 qershor në ndeshjen kualifikuese të Euro 2020.

Kombëtarja fqinje ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për këtë ndeshje.

Ndër të ftuarit është edhe futbollisti shqiptar që mbron ngjyrat malazeze, Fatos Beqiraj.

Foto: Fatos Beqiraj

Emra tjerë që spikatin është ai i Stefan Jovetic të Monacos dhe Stefan Savic i Atletico Madrid.

Komento: