Milan e ka gjetur trajnerin, e sheh si versioni ‘tjetër i Alex Ferguson’

12:35 | 23 Maj 2019

Milan është në kërkim të një trajneri të ri.

Pretendenti kryesor për të zëvendësuar Gennaro Gattuson është trajneri i Atalanta, Gianpiero Gasperini. Drejtuesit e Milan, Gasparinin po e shohin si versionin e tyre të Sir Alex Ferguson.

Rossonerët po e konsiderojnë të vështirë të shkarkojnë Rino Gattuso deri në afatin e verë, pasi Milan tani është në rrezik të humbasë vendin e katër në Serie A, që e dërgon ekipin në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Corriere di Bergamo deklaron se edhe Roma është në garë për Gasperinin, por Milan aktualisht po udhëheqin garën për të nënshkruar me menaxherin e Atalanta, i cili pritet ta dërgoj Atalantën në Ligën e Kampuionve këtë sezonë. /ORAinfo/

Komento: