Barcelona prezanton zyrtarisht super-transferimin e ri

14:27 | 23 Maj 2019

Skuadra e Barcelonës tashmë ka zyrtarizuar transferimin e ri.

Ludovit Reis është transferimi i radhës i Barcelonës për sezonin 2019/2020.

Katalanët kanë njoftuar se kanë paguar klauzolën prej 3.2 milionë euro të mesfushorit holandez, të cilin e transferojnë në ‘Camp Nou’ nga skuadra e Groningen.

Reis që më 1 qershor mbush 17 vjet, po cilësohet si një investim për të ardhmen nga Barcelona.

Kampionët e La Ligas bëjnë të ditur se me Reis kanë nënshkruar kontratë tri vjeçare, përcjell lajmi.

Vlen të ceket se Reis gjatë dy sezoneve të fundit ka luajtur 50 ndeshje me ekipin e parë të Groningenit, për të cilët i shënoi dy gola.

Komento: