Vdes Korab Vllasa, njëri prej tifozëve më të zjarrtë të “Dardanëve”

11:12 | 03 Maj 2025

Ka vdekur Korab Vllasa, njëri prej tifozëve më të zjarrtë i “Dardanëve”, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur miku i tij, Lik Berisha.

“Korabi ishte gjithmonë me ne – në çdo aktivitet, në çdo organizim – pjesë e pandashme e familjes sonë. Ai do të mbetet përherë në zemrat tona dhe kujtimi i tij do të na shoqërojë deri në takimin tonë të radhës”, ka shkruar ai në faqen e tij në Facebook.

Komento: