
Qendërmbrojtësi anglez, John Stones do të largohet nga Manchester City pas përfundimit të sezonit aktual.
Stones dhe City kanë vendosur t’i ndajnë rrugët këtë verë dhe 30-vjeçari duket se do ta vazhdojë karrierën në Serie A.
Sipas Calciomercato, Juventus synon afrimin e Stones në merkaton e verës.
Kontrata e Stones me Cityn skadon në vitin 2026 dhe Citizens janë të gatshëm ta lënë të lirë për rreth 20 milionë euro.