
Aktivistja nga Sanxhaku, Amina Nuraj, ka publikuar një video, e cila është kapur gjatë ndeshjes Novi Pazar – Partizani.
Sipas videos, të cilën ajo e ka publikuar në llogarinë e saj në Facebook, kori i tifozëve të Novi Pazarit dëgjohet duke thënë: “Nuk do ta merrni kurrë më Kosovën”.
“Djemtë nga Novi Pazari sot në ndeshjen Novi Pazar – Partizan”, ka shkruar Nuraj.