Pas Yamal, njihuni me talentin 13 vjeçar të Barcelonës që po mahnit botën

18:29 | 17 Maj 2025

La Masia është akademia që vazhdon t’i japë futbollit talentët më të ndritur.

Kur e gjithë bota flet për Lamine Jamal, një tjetër talent po bën bujë tashmë.

Bëhet fjalë për sulmuesin e Barcelonës, Fode Diallo. 13 vjeçari me prejardhje nga Guinea ka shkëlqyer vazhdimisht për të rinjtë blaugrana duke iu afruar tashmë 100 golave .

Diallo është një finalizues i lindur dhe vdekjeprurës para portës. Ai tregon një kuptim jashtëzakonisht të pjekur të hapësirës dhe kohës për moshën e tij, duke shkëlqyer në lojën me lidhje dhe lëvizjet e kombinuara.

Komento: