Marotta hap thesin, Inter pritet të transferojë super dyshen për 90 milionë euro

10:45 | 19 Maj 2025

Inter ka gati dy super përforcime.

Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e verës.

Mes skuadrave më aktive është padyshim Interi, me drejtuesit që kanë siguruar dy përforcime dhe tani kanë gati edhe dy të tjera.

Zikaltërit kanë siguruar shërbimet e Petar Sucic dhe Nikola Zalewskit për sezonin e ri, ndërsa kanë gati edhe goditjen e rradhës.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke raportuar se Inter synon transferimin e dyshes së Bolonjës, Lewis Ferguson dhe Santiago Castro.

Për të siguruar shërbimet e tyre, zikaltërit janë të gatshëm të ofrojnë 90 milionë euro.

Komento: