I ftohtë i madh e ngrica, përgatituni për një ditë të ‘vështirë’ nesër

22:37 | 19 December 2018

Duket se i ftohti i madh ka arritur tashmë në vendin tonë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se, nesër në vendin tonë, mëngjesi do të jetë relativisht i ftohtë dhe me ngrica, ndërsa temperaturat minimale do të arrijnë në -5 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Mëngjesi do të jetë relativisht i ftohtë dhe me ngrica.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -5 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i juglindjes”, njofton IHMK.

Komento: