
Me një dështim të mundshëm për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve, Gianluigi Donnarumma mund të flijohet nga AC Milan këtë verë për të gjeneruar të ardhura dhe një fitim të madh kapital.
Portieri i ri italian mund të jetë trashëgimtar i David De Gea, i cili po pengon bisedimet e rinovimit të kontratës me Machester Unitedin pasi marrëveshja e tij aktuale në Old Trafford skadon në 2020,përcjell ORAinfo.

Djajtë e kuq janë serioz në lidhje me Donnarumma dhe do të bënin një lëvizje në rast të largimit të mundshëm të De Gea dhe do të ishin gati të ofrojnë një shifër në afërsi të 50-55 milionë euro, siç raportohet nga Corriere dello Sport./ORAinfo/