
Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi ka njoftuar se ka marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së Certifikatave dhe medaljeve në Garën Ndërkombëtare të Matematikës Kangaroo 2019, të organizuar për herë të tretë nga Instituti ATOMI në Kosovë.
Ai ka thënë se si ministër do të mbështes çdo iniciativë e aktivitet që është në funksion të ngritjes së cilësisë në arsim, por edhe organizime të tilla si kjo që tregojnë së nxënësit tanë janë të barabartë dhe të gatshëm për të qenë konkurrent të denjë më bashkëmoshatarët e tyre në Evropë dhe jo vetëm, përcjell ORAinfo.
Postimi i plotë:
Me shumë kënaqësi sot mora pjesë në ceremoninë e ndarjes së Certifikatave dhe Medaljeve për më të suksesshmit e Garës Ndërkombëtare të Matematikës Kangaroo 2019, të organizuar për herë të tretë nga Instituti ATOMI në Kosovë.
Gara Kangaroo është gara më e popullarizuar në botë për fushën e matematikës, ku vetëm në Kosovë këtë vit kanë marrë pjesë mbi 4 mijë nxënës të të gjitha niveleve të arsimit parauniversitar.
Unë si ministër, por edhe institucioni që drejtoj, pra Ministria e Arsimit, do të mbështes çdo iniciativë e aktivitet që është në funksion të ngritjes së cilësisë në arsim, por edhe organizime të tilla si kjo që tregojnë së nxënësit tanë janë të barabartë dhe të gatshëm për të qenë konkurrent të denjë më bashkëmoshatarët e tyre në Evropë dhe jo vetëm. /ORAinfo/