
Remzi Shala, i arratisur pas ardhjes së ftesës nga Specialja është prangosur dje në Kosovë.
Megjithatë prangosja e tij ka ardhur pas një fletëarresti të lëshuar nga Gjykata vendore, për një rast të mëhershëm në të cilin Shala është duke u gjykuar, shkruan lajmi.
E detaje të reja për arrestimin e tij ka dhënë avokati i Remzi Shalës, Natal Bullakaj.
Ai ka thënë se Shala është prangosur në shtëpinë e tij, pasi që ndaj tij ka pasur urdhër arrest.
Bullakaj po ashtu ka bërë të ditur se ndaj Shalës është caktuar masa prej 30 ditësh.
“Ai është prangosur në shtëpinë e tij. Ndaj tij ka pasur fletëarrest, dhe menjëherë pas prangosjes unë jam njoftuar nga Prokuroria. Ndaj Shalës është vendosur paraburgim prej 30 ditësh”, ka bërë të ditur Bullakaj.
E Remzi Shala, ish ushtar i UÇK-së i njohur si komandant ‘Molla e Kuqe” ishte arratisur nga Kosova menjëherë pasi që atij i kishte ardhur ftesa për tu paraqitur para zyreve të Prokurorit të Specializuar të Hagës.
Për Remzi Shalën kishte ardhur edhe një ftesë nga Specialja, e për të cilën ai kishte thënë se nuk do t’i përgjigjet në asnjë formë.