Guardiola i vë kusht City-it : I dua këta lojtarë ose largohem”

20:34 | 25 Maj 2019

Guardiola është emri më i komentuar i momentit.

Pep Guardiola është përfolur për një kalim të mundshëm te Juventusi ditët e fundit por ende nuk ka asgjë zyrtare.

Por “The Sun” raporton se Pep Guardiola do të qëndrojë te Manchester City nëse skuadra ia plotëson kërkesat për transferimin e tre lojtarëve.

Joao Felix i Benficas është dëshira e parë e Pep Guardiolas.

Me largimin e Vicent Kompany, një mbrojtës do të vijë te City, dhe kërkesa e vetme e Guardiolas është Harry Maguire i Leicester Cityt.

Dëshira e fundit e spanjollit është Rodrigo, një mesfushor shumë i rëndësishëm i Diego Simeones te Atletico Madrid.

Komento: