Një ditë para ndeshjes, Spalletti del me një deklaratë të papritur

21:24 | 25 Maj 2019

Spalletti flet për ndeshjen e nesërme.

Xhiroja e fundit në Serie A do të jetë vendimtare për të mësuar emrat e katër skuadrave që do të garojnë në Ligën e Kampionëve.

Inter, Milan dhe Atalanta janë tri skuadrat që kanë shpresat më të mëdha për t’u kualifikuar në atë garë, me Inter dhe Atalantan që kanë fatin në duart e tyre.

Inter do të ketë përballë skuadrën e Empolit, skuadër e cila ka nevojë për pikët, pasi lufton për mbijetesën.

Por, në prag të xhiros së fundit për Inter, trajneri Spalletti beson se do të jetë eksperienca ajo që do t’i ndihmojë skuadrës së tij.

“Ka ngjashmëri me sezonin e kaluar, sepse ndeshja ka rëndësinë e njëjtë” ka thënë Spalletti në konferencën për shtyp, para ndeshjes, transmeton lajmi.

“Kjo xhiro është si një ndeshje nokauti, finale e kupës, ndeshje kruciale dhe sigurisht se do të jetë vendimtarja për sezonin. Ka të bëjë me marrjen e rezultatit që të konvenon” ka thënë tutje.

“Mendoj se skuadra ka mësuar mësimet nga sezoni i kaluar. Kjo do të ndihmojë të përgatitemi për nesër” ka thënë ndër të tjerash Spalletti.

Inter dhe Empoli do të përballen nesër me fillim nga ora 20:00.

Komento: