
Antonio Conte, ka zbuluar edhe përforcimin e parë te Interi.
Victor Moses, do të shkurtojë marrëveshjen 18-mujore që ai nënshkroi në janar me Fenerbahce në mënyrë që të bashkohet me Antonio Conte në Inter, raportojnë mediat angleze, përcjell ORAinfo.

Nigeriani 28-vjeçar e kishte rikthyer karrierën e tij nën Conte gjatë kohës së tyre së bashku në Chelsea dhe do të zgjedhë të bashkohet me shefin e tij të vjetër nëse ai është emëruar si trajner në San Siro./ORAinfo/