SPAL-Milan, rossonerët me gjashtë mungesa

16:48 | 26 Maj 2019

Ignazio Abate dhe Tiemoue Bakayoko, duhet të fillojnë në ndeshjet e fundit të Milanit, pasi ata duhet të mposhtin SPAL, duke shpresuar një vend në Champions League.

Rossonerët do të luajnë 90 minutat e fundit të sezonit e janë në vendin e pestë, një pikë pas Atalanta dhe Inter, kështu që fati i tyre nuk është më në duart e tyre, përcjell ORAinfo.

Gennaro Gattuso është ende pa Lucas Paqueta, ndërsa Davide Calabria, Mattia Caldara, Ivan Strinic dhe Jack Bonaventura janë lënduar.

Pavarësisht sugjerimeve që Andrea Conti mund të fillojë, kjo nuk do të ndodh pasi që pritet të jetë Abate në ndeshjen e tij të fundit për klubin, pasi veteranit nuk iu ofrohet një kontratë e re./ORAinfo/

Komento: