Punë e kryer! Ja kur Conte zbarkon në Milano

18:04 | 26 Maj 2019

Antonio Conte,përfundimisht do të jetë trajner i Interit.

Në pritje të mbylljes së sezonit dhe të verdiktit nëse do të luajnë ose jo në Champions League, Interi po projekton të ardhmen në drejtimin e Antonio Contes.

Sipas “Corriere dello Sport”, ish-trajneri i Italisë do të zbarkojë të mërkurën në Milano për të zgjidhur detajet e fundit të kontratës me zikaltrit që do ta mbajë të lodhur për sezonet e ardhshme.

Conte pritet që të jetë i pranishëm edhe në finalen e Championsit në krah të presidentit Zhang, në atë që mund të quhet si dalja e parë si zikaltër.

Komento: