Zbulohet arsyeja pse dështoi Barcelona

21:12 | 26 Maj 2019

Ekipi katalanas pësoi debakël në ndeshjen e dytë në ‘Anfield’.

Dukej që Barcelona do kërkonte fitimin e tripletës këtë sezon, por mbrëmjet katastrofike në Liverpool dhe në Sevilla tregojnë më së miri që do të jetë një verë reflektimi në ‘Camp Nou’.

Pika të ndryshme të sezonit dhe shfaqjet e lojtarëve të caktuar u treguan të shtrenjta për ambiciet e Barcelonës.

Ekipi katalanas pësoi debakël në ndeshjen e dytë në ‘Anfield’, duke u eliminuar në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, pavarësisht triumfit 3-0 në ndeshjen e parë, përcjell lajmi.net.

Për t’i vështirësuar edhe më shumë punët, skuadra katalanase e humbi edhe finalen e Kupës së Mbretit mbrëmë ndaj Valencias, çka nënkupton se do të ketë ndryshime rrënjësore në klub.

Më poshtë ua përcjellim arsyet kryesore pse çuan në dështim sezonin e Barcës, me vetëm një trofe të fituar:

– Një trajner pa zgjidhje

– Mungesa e karakterit

– Messi është i vetmi plan

– Problemi i Coutinhos

– Kriza në mesfushë

– Luis Suarez ka nevojë për mbështetje në bankën rezervë

– Transferimet e pashpjegueshme.

Komento: