
Një grua është arrestuar në Prishtinë pasi kishte tentuar ta godasë bashkëshortin e saj dhe më pas ia kishte mbyllur derën e hyrjes së banesës, duke i pamundësuar hyrjen në shtëpi.
Sipas deklaratës së viktimës, gruaja e tij ka probleme shëndetësore, të cilat mund të kenë ndikuar në sjelljen e saj.
Policia e Kosovës njofton se me urdhër të prokurorit, pas intervistimit, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt ndërsa rasti mbetet në trajtim nga autoritetet kompetente.