
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, e quan skandaloze vazhdimin e mandatit të EULEX-it nga Presidentja Osmani, e ‘rrjedhimisht edhe të Gjykatës Speciale’. Ai thotë se është skandaloze, për faktin që është bërë pa konsultim publik dhe krejt ‘në mënyrë të fshehtë’.
“SKANDALOZE: Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes shkëmbimit të letrave me BE-në ka vazhduar mandatin e EULEX-it, rrjedhimisht edhe të Gjykatës Speciale në Kosovë. Këtë e ka bërë në mënyrë tinëzare, pa debat publik, në mënyrë të fshehtë. Ajo po e fsheh përmbajtjen. Vazhdimi i misionit të EULEX-it, pas padrejtësive në Gjykatën Speciale e pa debat, është skandaloz. Presidentja është dashur të negociojë vazhdimin e mandatit, të paktën me kusht që EULEX të marrë përsipër garancitë që kërkon Gjykata Speciale për lirim nga paraburgimi dhe mbrojtje në liri të krerëve të UÇK-së. EULEX është mekanizmi kryesor i Gjykatës Speciale në Kosovë!’, shkruan Behrami.