Albin Kurti i shkon në zyrë Bedri Hamzës, nuk flet çka do të bisedojnë

13:56 | 09 Qershor 2025
Albin Kurti i shkon në zyrë Bedri Hamzës, nuk flet çka do të bisedojnë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i ka shkuar në zyre kryetari të Mitrovicës, Bedri Hamzës, që ishte edhe kandidat për kryeministër nga radhët e PDK-së.

Arsyeja e këtij takimi mbetet e paqartë, pasi asnjë prej palëve nuk ka dhënë detaje publike.

Pro Zë ka publikuar pamje teksa ai futet në objektin e komunës për t’u takuar me Bedri Hamzën.

Ky takim po ndodh në një kohë kur Kosova po kalon në një ngërç politik.

Kujtojmë se Hamza e Kurti u panë bashkë edhe gjatë ndeshjes mes Trepçës dhe Bashkimit në palestrën “Minatroi” në Mitrovicë, javë më parë. /Gazeta10

Komento: