Përurohet objekti i ri i stacionit policor në Izvor të Zveçanit, vlera 753 mijë euro

19:26 | 09 Qershor 2025
Përurohet objekti i ri i stacionit policor në Izvor të Zveçanit, vlera 753 mijë euro

Sot është përuruar objekti i ri i Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit në Izvor të Zveçanit – dy kilometra larg kufirit me Serbinë.

Ky objekt është një investim prej 753 mijë euro dhe ka një sipërfaqe e prej afër 3 mijë e 980 metra katrorë.

Aty do të shërbejë Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit, e cila nga ky stacion do të përkujdeset për sigurinë kufitare dhe parandalimin e aktiviteteve ilegale që cenojnë sigurinë e vendit.

Komento: