Shkon në 10 numri i të vdekurve nga të shtënat në një shkollë të Austrisë

13:26 | 10 Qershor 2025
Shkon në 10 numri i të vdekurve nga të shtënat në një shkollë të Austrisë

Kryebashkiaku i Grazit të Austrisë, Elke Kahr ka thënë se numri i të vrarëve nga të shtënat në një shkollë atje, ka shkuar në 10.

Mes të vdekurve ka edhe nxënës të shkollës dhe raportohet se ka edhe të lënduar.

Policia ka njoftuar se i dyshuari vrau veten pas sulmit në shkollën e mesme Dreierschützengasse rreth orës 10:00.

Komento: