
Antonio Conte, ka përfunduar një marrëveshje për t’u bërë menaxher i Interit, raporton Sky Sports.
Ish-trajneri i Chelseat është vendosur të bashkohet me Interin pasi që kjo skuadër arriti që të sigurojë një ven në Ligën e Kampionëve këtë fundjavë, përcjell ORAinfo.

Ai do të nënshkruajë një kontratë deri në qershor 2022 me Interin për të zëvendësuar Luciano Spalletti./ORAinfo/