Vetaksidenti në Suharekë, Policia jep detaje: U lëndua shoferi i veturës

15:56 | 11 Qershor 2025
Vetaksidenti në Suharekë, Policia jep detaje: U lëndua shoferi i veturës

Është lënduar drejtuesi i veturës që është vetaksidentuar në rrugën “Brigada 123” në qytetin e Suharekës, të mërkurën.

Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi, ka deklaruar se pos dëmeve materiale edhe një person është lënduar.

“Njësitet relevante të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me menaxhimin e rastit, përfshirë procedurat e nevojshme hetimore”, ka thënë Bytyqi.

“SuharekaOnline” ka publikuar fotografi të këtij vetaksidenti, ku shihet se është goditur një kënd dekorativ në Suharekë.

Komento: