Gjiganti evropian po ia merr yllin Real Madridit

13:43 | 27 Maj 2019

Sevilla, janë ndër kryesuesit për të nënshkruar mesfushorin e Real Madridit, Marcos Llorente këtë verë.

Raporti i El Desmarque, tregon se klubi klubi andaluzian po rivalizohet me Atletico Madrid dhe Real Betis për një marrëveshje për spanjollin që duket se do të largohet nga kampionët evropian, përcjell ORAinfo.

Los Rojiblancos frikësohen se mesfushori Rodri do të largohet nga klubi këtë verë nëse duhet të aktivizohet klauzola e lirimit prej 70 milion euro, me Manchester Cityn dhe Bayern Munchen në mesin e klubeve të interesuara për të.

Llorente nuk ka qenë kurrë i rregullt në formacionin fillestar të Madridit dhe raportet e mëparshme kanë pohuar se Manchester United dhe Arsenal janë të interesuar për një marrëveshje./ORAinfo/

Komento: