Vodhi orën gjatë kontrollit në aeroport, ndalohet nga policia

10:56 | 13 Qershor 2025
Vodhi orën gjatë kontrollit në aeroport, ndalohet nga policia

Policia ka identifikuar dhe ndaluar një udhëtar të dyshuar për vjedhjen e një ore dore në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Viktima, një grua nga Kosova, kishte raportuar më 17 maj se gjatë kontrollit më 14 maj, ora e saj ishte zhdukur nga shporta ku kishte vendosur sendet personale.

Hetimet çuan në identifikimin e një udhëtari kosovar, i cili u ndalua më 12 qershor në pikën e kontrollit të pasaportave.

Pas intervistimit, ai u lirua në procedurë të rregullt me urdhër të prokurorit.

Komento: