Djali i tij 4 vjeçarit vdiq tragjikisht në Zvicër, vjen rrëfimi prekës i babait

14:02 | 27 Maj 2019

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditë me parë në Zvicër.

Asman M. babai i 4 vjeçarit që vdiq tragjikisht në Zvicër, ka folur për dhimbjen e humbjes së djalit të tij, i cili ishte fëmija i tij i vetëm.

Ai ka dhënë një video intervistë për të gazetën zvicerane Blick. ch, ndërsa ka treguar në këto ditë të vështira për të, ka marrë mbështetje të madhe nga familjarët, miqtë dhe shumë qytetarë që po vijnë ta ngushëllojnë.

Me dhimbje të madhe, që s’mund ta fshehte, ai ka thënë “Kanë ardhur enkas që të më ngushëllojë”.

Ai gjithashtu ka thënë se s’do të dëshironte që ndonjë fëmijë tjetër ta kishte fatin si të djalit të tij, prandaj do ta vendos një gardhë, në vendin ku 4 vjeçari ka rrëshqitur duke rënë në përrua për vdekje, përcjellë Indeksonline.

“Është vend i rrezikshëm. S’dua t’i ndodhë ndonjë fëmije tjetër, e të pësojë si djali im”.

Asmani s’mund të fliste para kamerës, ndërsa përgjigjet e tij ishin të prera dhe me gjysmë zëri. Trupi i djalit të tij, Zenelit ndodhet ende në institutin e mjekësisë ligjore dhe pritet që varrimi të bëhet nesër.

Komento: