Izraeli paralajmëron banorët e Tehranit se do të “paguajnë një çmim”

10:56 | 16 Qershor 2025
Izraeli paralajmëron banorët e Tehranit se do të “paguajnë një çmim”

Zyrtarë të lartë iranianë dhe izraelitë i janë përgjigjur valës së fundit të sulmeve vdekjeprurëse në vendet e tyre përkatëse, raporton CNN.

Pas një nate sulmesh të ashpra me raketa iraniane, disa prej të cilave goditën ndërtesa banimi, Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, shprehu zemërimin e tij.

“Diktatori arrogant i Tehranit është shndërruar në një vrasës frikacak. Banorët e Tehranit do ta paguajnë çmimin së shpejti”, shkroi ai në X.

Ndërsa presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian bëri thirrje për unitet dhe mbrojti programin bërthamor të vendit të tij.

“Populli i Iranit duhet të bashkohet dhe të qëndrojë i fortë kundër agresionit që është nisur kundër nesh”, tha Pezeshkian, duke thënë se Irani “nuk është agresori”.

Komento: