
Një 37-vjeçar në Tiranë është kapur në flagrancë nga policia duke ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe duke e kanosur me mjet prerës.
Sipas policisë, është sekuestruar një armë gjahu që e posedonte 37-vjeçari në banesë, dhe mjeti prerës.
Në njoftimin e policisë bëhet e ditur po ashtu se 37-vjeçari kanosi gruan e tij në sy të fëmijëve.
“Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet ndër të tjetra në njoftimin e policisë.