Ky është 22-vjeçari Klajdi Elezi që u mbyt në lumin Mat

16:42 | 16 Qershor 2025

I riu në foto është 22-vjeçari Klajdi Elezi, i cili fatkeqësisht humbi jetën diten e djeshme në lumin Mat pranë Shkopetit në zonën e Skuraj, Lezhë, teksa po lahej bashkë me disa kushërinj.

Sipas informacioneve, Klajdi Elezi, ishte me banim në Laç, i cili ishte futur për t’u larë së bashku me dy kushërinj të tij.

Sipas policisë, të riun teksa lahej e ka rrëmbyer rrjedha e lumit, edhe kjo mendohet të jetë dhe shkaku i mbytjes së tij.

Kushërinjtë që ndodheshin me të kanë kërkuar ndihmë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe ambulanca nga spitali i Laçit.

Pavarësisht përpjekjeve për ndihmë, mjekët kanë konstatuar se 22-vjeçari kishte ndërruar jetë.

Trupi i tij u nxor nga uji pak minuta më pas. Policia ka nisur hetimet.

Komento: