De Ligt i thotë “JO”Barcelonës, po nënshkruan me gjigantin e madh

16:59 | 27 Maj 2019

Mbrojtësi i Ajaxit, Matthijs de Ligt favorizon një kalim te Manchester United se sa transferimin te Barcelona.

E ardhmja e Holandezit ka qenë temë e debatit të ashpër pasi një numër i klubeve luftojnë për nënshkrimin e tij, përcjell ORAinfo.

Barcelona u konsiderua gjerësisht si favorit për të rrëmbyer kapitenin e Ajax, por Marca sugjeron që De Ligt nuk është aq i prirur për një lëvizje në Camp Nou dhe tani është i vendosur të nënshkruajë për Man United.

Pavarësisht nga dështimi i Devilëve të Kuq që të kualifikohen për Ligën e Kampionëve, raporti tregon se ata janë të gatshëm t’i ofrojnë mbrojtësit holandez një pagë më të mirë se Barca./ORAinfo/

Komento: