Konflikti Izrael-Iran, Trump: Po kërkojmë më shumë se një armëpushim – një fund të vërtetë

15:20 | 17 Qershor 2025

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se nuk është i interesuar vetëm për një armëpushim në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit, por për diçka më të madhe – një zgjidhje përfundimtare.

Duke folur për gazetarët në bordin e Air Force One, Trump tha:

“Nuk po kërkojmë një armëpushim, por po kërkojmë diçka më të mirë se një armëpushim.”

I pyetur se çfarë është më mirë se një armëpushim, ai u përgjigj shkurt: “Një fund i vërtetë. Jo armëpushim. Një fund.”

Duke folur për gazetarët, presidenti amerikan Donald Trump ka theksuar sërish qëndrimin e tij të prerë ndaj programit bërthamor të Iranit.

“Irani nuk mund të ketë një armë bërthamore,” tha Trump, kur u pyet nëse mund të bëjë më shumë për Izraelin. Ai shtoi: “Për momentin po ia dalim mjaft mirë.”

Sa i përket thirrjes së tij për evakuim nga Teherani, Trump u shpreh shkurt: “Unë thjesht dua që njerëzit të jenë të sigurt.”

Komento: