A ishte pjesë e UÇK-së, punëtori i ATK-së që u prangos në Serbi, ja ҫfarë thotë OVL

19:57 | 27 Maj 2019

Punëtori i Administratës Tatimore, Marjan Gjoka është prangosur në Serbi.

Edhe një tjetër kosovar ka përfunduar nën pranga në Serbi.

Kësaj radhe është Marjan Gjoka, të cilin një ditë më parë e ndaluan autoritetet serbe.

Gjoka që është shtetas nga Gjakova po kalonte transit nëpërmjet Serbisë.

E për këtë ndalim ka reaguar Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, i cili ka shprehur shqetësimin e tij për ndalimin e zyrtarit kosovar që është punonjës i Administratës Tatimore.

E për këtë punë, Pacolli i ka shkruar letër edhe Përfaqësues së Lartë të BE-së, Frederica Mogerinit, duke paralajmëruar masa mbrojtëse.

Ndërkaq në Ministrinë e Punëve të Jashtme thonë se po merren me rastin.

Ndërsa në Administratën Tatimore të Kosovës, ku Gjokaj punon, thonë se nuk kanë informata zyrtare për rastin.

Marjan Gjokaj është udhëheqës ekipi në Drejtorinë Rajonale të ATK në Gjakovë, ndërsa sa i përket prangosjes të tij në Serbi ne ende nuk kemi informata zyrtare. Gjoka në këtë udhëtim ka qenë privatisht.

Sipas informacioneve, Gjokaj dyshohet për vepër penale të terrorizmit të kryer gjatë viteve 90-të.
Kryetari i veteranëve, Hysni Gucati, ka konfirmuar se Gjokaj nuk është në listën e ish-pjesëtarëve të UÇK-së siç ishte raportuar.

Ndërkohë, kohëve të fundit Serbia ka ndaluar në biseda informative edhe disa qytetar serb të Kosovës të cilët janë lojal ndaj qeverisë në Prishtinë.

Në mesin e të ndaluarve ka qenë edhe Sllobodan Petroviq, që është edhe deputet i Kuvendit të Kosovës.

Komento: