Aksioni i ROSU në veri, reagon Marko Gjuriq

08:51 | 28 Maj 2019

Marko Gjuriq ka reaguas pas aksionit në veri.

Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka reaguar pas aksionit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës (ROSU) në veri të Kosovës.

“Sot rreth orës 6 të mëngjesit, pjestarë të njësisë speciale ROSU kanë hyrë në tri drejtime të veriut të Kosovës, në territorin e katër komunave, me synim t’i frikësojnë, shkaktojnë panik nëpërmjet prangosjeve të cilat i kemi paralajmëruar dhe për të cilat kishte folur presidenti në ditët e kaluara që kanë për qëllim të krijojnë klimë të pamundur për serbët në Kosovë”, deklaroi ai për mediat serbe, transmeton lajmi.net.

Ai ka thënë se ka informacione për disa serbë të prangosur.

Gjuriq ka theksuar se “nga Prishtina janë nisur që me metoda më të tmerrshme t’i frikësojnë serbët. Këtë e kanë bërë me pajtimin e një pjese të bashkësisë ndërkombëtare dhe me turpin e madh të QUINT-it, edhe pse tashmë disa ditë kemi paralajmëruar një skenar të tillë dhe arrestimet e serbëve. Shteti serb kishte bërë thirrje për parandalimin e një skenari të tillë andaj kjo paraqet shkelje për qetësinë në territor”, theksoi ai.

Komento: