
Gennaro Gattuso edhe zyrtarisht ka konfirmuar largimin nga Milan.
Mbrëmë ishte raportuar nga Gianluca Di Marzio se Rino do të largohet nga skuadra e Milanos, kurse sot, këtë gjë e ka konfirmuar edhe vet trajneri.
Dështimi për ta kualifikuar skuadrën në Ligën e Kampionëve duket se ka lënë shenja të mëdha tek trajneri italian.
Ai ka thënë se do ta ndërpres kontratën e tij, pasi lidhja e tij me Milanon nuk mund të mbështetet vetëm tek paratë.
Por, cila do të jetë lëvizja e radhës e Milanos, për ta mbuluar stolin e skuadrës”?
Mediet italiane e shohin si të mundshëm një shkëmbim me Fiorentinan, ku Gattuso do të kalonte tek ‘Viola’, me Milanon që do të merrte Marco Giampaolon, transmeton lajmi.

Është akoma herët që të merret një vendim nga Milano, pasi Gattuso vetëm sa ka konfirmuar largimin, gjithsesi, mediet italiane besojnë se ky është një opsion që është konsideruar tash e disa kohë.