Është prangosur sot nga autoritetet spanjolle, ish ylli i Real Madrid, Bravo.
Kjo prangosje u bë me dyshimin se ishte i përfshirë në kurdisje të ndeshjeve.
Raul Bravo është një nga të ‘identifikuarit’ e autoriteteve spanjolle, pas hetimeve rreth kurdisjeve të ndeshjeve.
Një numër i lojtarëve nga e kaluara dhe e tashmja, së bashku me ekzekutivët e klubeve kanë qenë pjesë e të hetuarve në Spanjë.
Arrestimet janë kryer në ‘kuadër’ të Primera Division dhe Segunda Division, përcjell lajmi.
Të kapurit dyshohet se kanë qenë të përfshirë në kurdisjen e disa ndeshjeve, ku kishin përfituar nga kompanitë e basteve.