Ҫfarë po ndodh me Real Madridin, ylli i skuadrës merr këtë dënim

13:11 | 28 Maj 2019

Duket se problemet e Real Madridit me yjet e ekipit nuk po përfundojnë.

Real Madrid është i gatshëm të marrë masa kundër Gareth Bale.

Sulmuesi uellsian është duke insistuar në kërkesën e tij për largim nga Santiago Bernabeu.

Andaj, sipas “The Sun”, drejtuesit e “Los Blancos” janë duke konsideruar mundësinë e ndëshkimit të tij duke e detyruar të stërvitet me ekipin e juniorëve, përcjell lajmi.

Bale ka kaluar një sezon të komplikuar në Real Madrid.

Andaj, së fundmi raportohet se ai ka paraqitur kërkesë për largim nga klubi – që nuk është mirëpritur – gjatë afatit kalimtar të verës.

Komento: