
Te Milani këtë verë po ndodhin shumë ndryshime, jo vetëm në hyrje por edhe në dalje.
Pas disa transferimeve të rëndësishme, klubi ka nisur procesin e largimit të disa lojtarëve që nuk janë në planet e trajnerit për sezonin e ri.
Dy emrat e radhës që pritet të largohen nga kuqezinjtë janë Yacine Adli dhe Noah Okafor, transmeton ORAinfo.
Adli nuk ka arritur të bindë plotësisht me paraqitjet e tij, ndërsa Okafor, pavarësisht disa golave të rëndësishëm, nuk ka arritur të sigurojë një vend titullari në formacionin e Milanit.
Të dy lojtarët kanë oferta nga klube të ndryshme dhe largimi i tyre pritet të finalizohet gjatë javëve në vijim, teksa drejtuesit e Milanit po punojnë për të përforcuar skuadrën me lojtarë që përshtaten më shumë me idetë e trajnerit të ri, Massimiliano Allegri . /ORAinfo/