
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vazhduar aktivitetin në Qeveri duke pritur disa studentë të huaj nga disa universitete të ndryshme. Kështu ka bërë të ditur Zyra Për Media e Qeverisë së Kosovës përmes një komunikate për media.
Kurti në këtë takim me ta ka folur për sukseset që ka shënuar Kosova gjatë mandatit të tij.
“Kosova është dëshmi se zhvillimi ekonomik dhe progresi demokratik mund të ecin së bashku, u shpreh kryeministri. Ai shtoi se vendi ynë ka shënuar rritje ekonomike me një mesatare vjetore prej 6% në katër e fundit, si dhe Kosova arriti përparim në indekse ndërkombëtare mbi demokracinë, sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut ndër të tjera”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.
Studentët siç njofton ZKM ishin nga Universiteti francez Sciences Po, Universiteti i Humboldt, Universiteti i Shkupit dhe Universiteti i Ri i Bullgarisë.