Klopp trajner te Juventusi? Vjen lajmi i papritur

18:23 | 28 Maj 2019

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka pranuar se Serie A është një ligë tërheqëse, por thashethemet që më lidhin me Juventusin janë thjeshtë fjalë.

Bardhezinjtë po kërkojnë një trajner të ri pasi kanë ndarë rrugët me Max Allegri dhe kanë qenë të të lidhur me interesim për Maurizio Sarri dhe Mauricio Pochettino, përcjell ORAinfo.

Ka pasur disa sugjerime se Klopp mund të largohet nga Liverpooli dhe të shkojë në Juve nëse fiton finalen e Ligës së Kampionëve kundër Tottenham Hotspur.

“Serie A është një kampion tërheqës dhe Italia është një vend i bukur, sigurisht, por më kanë kërkuar disa herë për këtë dhe thashethemet që më lidhin me Juventusin janë vetëm fjalë”, – tha Klopp për Sky Sport Italia./ORAinfo/

Komento: