Nuk merren vesh për transportin e grurit: Tre të dyshuar në Vushtrri e bëjnë për spital një person

09:56 | 07 Korrik 2025
Nuk merren vesh për transportin e grurit: Tre të dyshuar në Vushtrri e bëjnë për spital një person

Një rast i çuditshëm ka ndodhur në Vushtrri.

Atje tre të dyshuar e kanë sulmuar viktimën pasi nuk u morën vesh për transportin e grurit. U përdor edhe arma.

Njoftimi:

Vushtrri / 05.07.2025 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari m/k i cili pas një mosmarrëveshje (rreth transportit të grurit) së bashku edhe me dy persona tjerë kanë sulmuar fizikisht viktimën m/k, të cilit i kanë shkaktuar lëndime dhe po ashtu i dyshuari ka shtënë me armë zjarri. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me karikator dhe dy gëzhoja. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit tjerë të përfshirë ende janë arrati. Rasti duke u hetuar.

Komento: