
Barcelona thuhet se ka vendosur sulmuesin brazilian, Malcom në listën e shitjeve.
22-vjeçari u bashkua me Barcelonën nga Bordeaux verën e kaluar, por nuk pati një formë të mirë gjatë fushatës 2018-19, duke shënuar vetëm katër herë në 24 paraqitje për kampionët spanjollë në të gjitha garat, përcjell ORAinfo.

Sipas Sport, Malcom është vendosur në listën e transferimeve nga gjigandët katalanas dhe Premier League është destinacioni i tij më i mundshëm në dritaren e transferimit të kësaj vere.
Tottenham Hotspur thuhet se ka kontaktuar me Barcën për të diskutuar një lëvizje për sulmuesin./ORAinfo/