
Monako njoftoi se Leonardo Jardim do të mbetet në stolin e tyre të ardhshëm, duke e përjashtuar atë nga puna për Milanin.
Gennaro Gattuso dhe drejtori sportiv Leonardo të dy dhanë dorëheqjen sot, duke nxitur një revolucion të plotë në San Siro nën urdhrat e Ivan Gazidis,përcjell ORAinfo.

Opsionet për të zëvendësuar Gattuso përfshijnë Simonin Inzaghi të Lazos dhe shefin e SPAL Leonardo Semplici, edhe pse është raportuar sot se Semplici ka rënë dakord të mbetet në rolin e tij aktual.
Jardim ishte ndër favoritët, por këtë mbrëmje drejtori i Monacos, Oleg Petrov njoftoi se do të vazhdojë edhe me skuadrën e Ligës 1, edhe në sezonin e ardhshëm./ORAinfo/