Dështon seanca e 44-të për konstituim të Kuvendit

11:56 | 09 Korrik 2025
Dështon seanca e 44-të për konstituim të Kuvendit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës as sot në seancën e cila ka dy numra katërshe, e 44-ta, nuk arritën ta konstituojnë  legjislaturën 9-të.

Edhe pas aktgjykimit që nxori Gjykata Kushtetuese, në Kuvend sërish vazhdoi skenari i njëjtë.

Lëvizja Vetëvendosje po insiston se votimi i fshehtë,  përmes të cilit synon që kandidatja e tyre për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, e cila dështoi të merrte votat e nevojshme në votim të hapur, nuk është antikushtetues.

Komento: