Dy super klubet e Seria A pas Gattusos

21:56 | 28 Maj 2019

Sot ka qenë një ditë e mbushur emocionalisht për Gennaro Gattuson.

Ish-trajnerin e Milanit, pasi nga tani nuk është më trajner i kuqezinjve, duke u larguar pas 18 muajsh. Por, nëse ka hequr dorë nga rroga e tij për dy vite (thuajse 11 mln euro), e ardhmja mund të flasë sërish… italisht.

Sipas asaj që shkruan “Sky Sport”, Sampdoria dhe Lazio janë duke menduar për Gattuson për në pankinë.

Si Giampaolo, ashtu edhe Inzaghi ende nuk kanë vendosur të ardhmen e tyre dhe po bisedojnë me presidentët. Pikërisht Igli Tare e do te Lazio, nëse ikën Inzaghi.

Pikërisht Inzaghi mund të shkojë te Milani, edhe pse në pole position është Jardim, trajneri i Monacos.

Komento: