Kujt po i konvenon bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, tregon Deda

23:38 | 28 Maj 2019

Bashkimi mes Kosovës dhe Shqipërsië ende mbetet çështje e diskutuar.

Deputeti i Alternativës Ilir Deda, ka thënë se Hashim Thaçi po i ndihmon Edi Ramës. Këtë e ndërlidhi edhe me veprimet e fundit që ndodhën mes tyre.

Deda tha se Edi Rama e ka kuptuar që mund të mos hapen negociatat.

“Në vend që ai të jetë kryeministër i mirë e të merret me vendin e vet e të tregoj se Shqipëria është e gatshme të fillojë negociatat me BE-në ai ka shku ka thënë se Shqipëria është gati të bashkohet me Kosovën Është pa përgjegjësi që të merret një lloj destabilizues në rajon. Në vend se të punojmë, po e lusim Evropën. Me Shqipërinë janë problemet e një qeverisjeje normale”, tha Deda në “Rubikon” të KTV’së.

“Është për keqardhje që me një ideal kombëtar luhet kaq lehtë. Kuvendi i Kosovës nuk voton asgjë kundër kushtetutës së vet. Kuvendi Kosovës nuk e sjell këtë vendim dhe nuk e voton”, tha tutje Deda duke shtuar se mendjelehtësia shqiptare nganjëherë po punon për tjetër kë.

Deda ndër tjerash, pohoi se Serbisë po i konvenon bashkimi i Kosovës me Shqipërinë.

Komento: