Pioli zyrtarizohet sot si trajner tek skuadra e njohur e Serie A

19:00 | 12 Korrik 2025

Fiorentina është gati të njoftojë më në fund emërimin e Stefano Piolit si trajneri i tyre i ri, disa javë pasi ranë dakord për kushtet.

59-vjeçari e kishte pranuar rolin në mënyrë joformale më shumë se një muaj më parë.

Ai ishte nën kontratë me Al-Nassr dhe iu desh së pari ta përfundonte atë marrëveshje me pëlqim të ndërsjellë, diçka që u finalizua më 25 qershor.

Trajneri pritet të jetë në Firence të dielën për të filluar përgatitjet para sezonit, me zyrtarzimin që do të bëhet sot.

Komento: